oraeshqipes

"veçse ka ardhur" apo "tashmë ka ardhur"?

Administrator Administrator Postuar: 16 Shkurt, 2024

0 Shikime

Komente


"veçse ka ardhur" apo "tashmë ka ardhur"?

A thuhet shqip "veçse ka ardhur" apo "tashmë ka ardhur"?

Shqip thuhet dhe shkruhet "tashmë ka ardhur; tashmë erdhi", dhe jo "veçse ka ardhur; veçse erdhi", as "veç ka ardhur; veç erdhi".

Fjalët "tashmë" dhe "veçse" nuk janë të njëjta, bile as të ngjashme, madje janë të kategorive leksikogramatikore të ndryshme.

Fjala "tashmë" është ndajfolje.

Fjala "veçse" përdoret herë si lidhëz e herë si pjesëz.

Si lidhëz ndërton raport kundërshtimi (unë bëj shaka, veçse nuk e teproj), kurse si pjesëz ndërton raport veçimi e kufizimi (Nuk kaluan veçse pesë minuta).

Në kuptimin sociolinguistik, përdorimi i "veçse ka ardhur" dhe i "veç ka ardhur" na jep informacionin se përdoruesi nuk është nga Shqipëria Londineze, porse nga viset që ishin më herët nën pushtimin jugosllav.

~Prof. Ilmi Rexhepi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj